Drejtori i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, është shkarkuar nga detyra pas ngjarjes së rëndë në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën nga vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledjon Nallbati, por edhe shtetasit Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, kishin dhunuar një person.
Por të tre këta të fundit u arrestuan ditën e sotme dhe jo ditën e djeshme kur dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu.
Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit shprehet: “Rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet. Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti”.


