800 persona në vendin tonë vuajnë nga këmba diabetike, që lidhet me dëmtimin e arterieve dhe nervave të këmbëve si pasojë e niveleve tepër të larta të sheqerit në gjak të patrajtuara për një kohë të gjatë.
Fatkeqësisht ky numër ka ardhur në rritje për shkak edhe të mungesës së specialistëve të mirëfilltë që merren me trajtimin e këmbës diabetike
“Mjaft për t’u përmendur , aktualisht në shërbimin e endokrinologjisë në një pavion me 21 shtretër, 30% e tyre janë me këmbë diabetike. Kur mbërrin pun ate këmba diabetike është një dështim I joni si personel mjekësor dhe I pacientëve që nuk kemi arritur ta parandalojmë në kohë. Këtu roli I podologut është shumë I rëndësishëm për të zbuluar ata persona që janë me rrisk të lartë për këmbën diabetike. Këta përsona janë trajnuar që të kujdesen edhe për plagët e këmbës diabetike. Ky është një entitet që mungon totalisht në Shqipëri por edhe në Rajon. Ka ardhur momenti të mendohet në këtë drejtim”- tha Florian Toti, President I shoqatës së diabetit.
Këmba diabetike është sëmundje e kushtueshme pasi ngërthen në vetevete një kujdes shumë dimensional e ku mjekët duhet të angazhohen në ekip për të trajtuar këtë komplikacion jashtëzakonisht të rëndë të diabetit
“Sepse duke qënë infeksion, kërkon një ditë qëndrimi të zgjatur, kërkon trajtim shumë specific dhe gjysëm intensive sepse kemi pacientë me temperaturë të lartë, të intoksikuar, me vlera të larta të glicemisë dhe pamvarësisht mjekimeve që bëhen një pjesë e rasteve përfundojnë në amputim. Pra kërkon një ekip mjekësh multidisiplinar ku është mjeku endokrinolog, angiolog, ortoped si dhe personeli infemieror “
Ky shqetësim ishte edhe një nga kërkesat e mjekëve të rinj nga Rajoni të mbledhur në Tiranë, pjesë e shoqatës europiane të diabetit për më shumë informacion dhe trajnime në këtë drejtim me qëllim ofrimin e një kujdesi që në nivelet e parësorit për këmbën diabetike.
Gazetare: Sonila Mlloja


