Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjeket (obstetër-gjinekologe), pasi dyshohen se neglizhuan pacienten dhe gjendjen e sa të rënduar duke çuar në humbjen e jetës së foshnjës.
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë merr të pandehur shtetaset E.K. dhe I.M. për veprën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’ parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal, të dyja me profesion mjeke obstetër-gjinekologe.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.225, të vitit 2023, të nisura pas denoncimit të shtetases G.S., rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.


