“Rreng apo Ëmbëlsira?” – Halloween me Wolt në Shqipëri

spot_img
Advertisements

Tiranë, 28.10.2025 – Halloween-i po afron, dhe Wolt në Shqipëri po sjell një pasqyrë se si vendasit po përgatiten për sezonin më të ‘frikshëm’ të vitit. Nga dekorimet që të tërheqin vëmendjen, te ëmbëlsirat dhe aksesorët e festave më të kërkuara, shqiptarët po e përqafojnë plotësisht këtë festë. Në kulmin e tetorit , muaji po kthehet në një periudhë plot argëtim, shije dhe surpriza të minutës së fundit, teksa të gjithë përgatiten për momente të paharrueshme të Halloween-it.

Porositë për çokollata, karamele, ëmbëlsira dhe dekorime të tematizuara për Halloween janë rritur ndjeshëm javët e fundit. Shumë përdorues mbështeten te shpërndarja e shpejtë e Wolt për ta përfunduar me lehtësi përgatitjen e festimeve të tyre, ndërsa restorantet dhe dyqanet lokale po shtojnë menu të tematizuara dhe oferta speciale për t’i dhënë sezonit edhe më shumë ngjyra dhe kreativitet.

Në vendet ku operon Wolt, ëmbëlsirat dhe aksesoret e festave po porositen me shpejtësi të madhe. Ndër ëmbëlsirat më të kërkuara renditen Knoppers në Danimarkë, Kinder Maxi në Suedi dhe Hungari, si dhe Oreos në Austri. Porositë e mëdha me karamele janë të zakonshme, ndërsa aksesorë festash si maskat “Spider-Man” në Greqi, “Shishet e gjakut me dhëmbë Dracula” në Qipro dhe dekorimet me kunguj në shumë vende të Europës po bëhen trend. Këto prirje globale reflektohen edhe në Shqipëri, ku përdoruesit po përqafojnë traditat e kësaj feste si ëmbëlsirat, dekorimet festive dhe porositë kreative të minutës së fundit për Halloween-in.

“Halloween-i sjell njerëzit së bashku, dhe na vjen shumë mirë që shohim gjithnjë e më shumë përdorues të Wolt duke ‘e shfrytëzuar’ këtë festë. Nga ëmbëlsirat tematike te aksesorët e festës të porositura në minutën e fundit, Wolt funksionon si një qendër tregtare digjitale në xhep – gati për t’ju sjellë gjithçka që ju nevojitet, në momentin e duhur. Jemi këtu për ta bërë çdo festim më të lehtë, më të shpejtë dhe pak më argëtues,” – u shpreh Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt në Shqipëri dhe Kosovë.
Me gjithçka, nga ushqimet “drithëruese” te dekorimet e minutës së fundit, vetëm një klikim larg, Wolt është qendra juaj tregtare digjitale në xhep – gati t’ju sjellë frymën e Halloween-it direkt te dera juaj.
Shijoje Halloween-in me Wolt – në mënyrë të shpejtë, krijuese dhe plot shije!

Latest articles

Related articles