Gazetarët Geri Emiri dhe Erjola Azizolli janë vlerësuar nga Bashkimi Europian për shkrimin investigativ me titull: Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit.
Në studion e MCN Informacion, Geri Emiri tha se ka një ndërhyrje shumë të madhe në mjedis dhe trashëgiminë kulturore dhe se projekti ka më shumë beton sesa mund të përballojë ajo hapësirë.
Më tej, Emiri tha se janë përdorur institucionet shtetërore për të penguar investigimin e tyre.
Mund t’i themi resort se ashtu ka emrin, projekti por qartësisht ai është një fshat i ri. Është fashat turistik me përmasa të jashtëzakonshme me ndërhyrjen në mjedis dhe trashëgiminë kulturore. Dominon volume i betonin. Ky projekt imiton hapësirë e bregdetit italian në zonën e Amalfit, por duket qartësisht një kopje e shëmtuar që e ka transformuar këtë zonë duke ndërhyrë në një hapësirë natyrore me shkallë ndërtimi dhe volum të lartë sesa mund të përballojë ajo hapësirë.
Në rastin konkret mendoj se kemi të bëjmë me një formë të re sulmi apo presioni. Mediat apo gazetarët që nuk arrihen dot të pengohen përmes presionit apo shantazheve, të përdoren institucionet shtetërore për t’i sulmuar.
Ky rast është i pastër, ne identifikojmë një skemë ku institucionet shtetërore përdoren nga interesat e politikës, korporatave dhe krimit të organizuar


