Pse sot u kuptua sa i panevojshëm është sherri me gaz në Kuvend ?

spot_img
Advertisements

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate mes opozitës dhe maxhorancës, sa i takon pyetjeve mbi raportimeve të kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, duket se palët kanë gjetur dakordësi mes tyre për disa çështje. Jp vetëm miratimi i dy komisioneve por edhe deputetët morën në dispozicion 2 minuta kohë për të bërë komente mbi përgjigjen e titullarëve të institucioneve të drejtësisë.

Por kjo tregon se qasja disa javore e Gazmend Bardhit në parlament, si drejtues i grupit të PD, ka qenë e gabuar dhe jo e menduar mirë, duke bërë potere për protagonizëm.

Sot qytetarët duket se po ndjekin seancën me pyetje e përgjigje sepse nuk ka protagonizëm dembel të kreut të grupit parlamentar të PD, i cili është përjashtuar dhjetë ditë, pasi fyen ministra, kreun e parlamentit dhe kreun e shtetit pa teklif.

Nga ana tjetër Deputeti Luan Baçi e vlerësoi si normale seancën e sotme duke folur në emër të një grupi të madh deputetësh që duan hapësirën e tyre në Kuvend, si Boçi, Këlliçi deri tek Arjan Ndoja.

Keqpërdorimi që Berisha i bën njerëzve në PD është skemë e vjetër për të ngritur figura që të urrehen brenda partisë, me përjashtim të tij.

Latest articles

Related articles