Dumani në Kuvend: Kriminelët shqiptarë punojnë me krimin serb në trafik

spot_img
Advertisements

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, gjatë pasqyrimit të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024 në Kuvend, ka folur mbi topologjinë dhe veprimtarinë e grupeve kriminale me ndikim në Shqipëri dhe jashtë saj.

Dumani theksoi se organizatat kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive në trafikimin e lëndëve narkotike, veçanërisht në kokainë dhe kanabis, duke shtrirë aktivitetin e tyre në disa shtete të Bashkimit Europian.

Sipas kreut të SPAK, rrjetet kriminale shqiptare janë të lidhura ngushtë me tregjet ndërkombëtare të drogës, duke siguruar blerjen e kokainës në vendet e Amerikës Latine, kryesisht në Bolivi, Peru, Ekuador dhe shtete të tjera.

Këto grupe ushtojnë aktivitetin e tyre në disa vende të BE, kryesisht në Itali, Spanje, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe vende të tjera si Zvicër e Mbretëri e Bashkuar. Ata e sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e Amerikën Latine, kryesisht në Bolivi, Peru, Ekuador e të tjera”, tha kreu i SPAK.

Ai tha se krimi shqiptar punon me krimin serb dhe malazez në trafikimin e kokainës.

Gjithashtu, ai theksoi se grupet kriminale me ndikim në Shqipëri janë të përfshira edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe në krimin kibernetik, që janë gjithashtu pjesë e tregjeve ndërkombëtare të Bashkimit Europian.

Latest articles

Related articles