GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive.
Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha në kuadër te dosjes “Partizani”.
Malltezi dhe Berisha kërkonin lirimin nga sekuestroja të gati 25 pasurive të luajtshme e të paluajtshme, me pretendimin se nuk janë të barazvlefshme me produktin e veprës penale të dyshuar.
Po sipas kërkuesve, disa prej pronave të bllokuara me vendim gjyqësore janë bashkëpronësi e Argita Malltezit, e cila nuk ka asnjë barrë penale në këtë çështje.


