“Të formohet liga panshqiptare Shqipëri – Kosovë – Maqedoni e Veriut – Çamëri dhe Epir”

spot_img
Advertisements

Av. Spartak Ngjela

Në kohën tonë askush nuk mund të jetëi i sigurt nëse kryeministri që drejton një shtet nuk është me me popullin e vet.
Por kjo asgjë nuk ka dhënë në Shqipëri në të kaluarën, sepse shqiptarët kanë pasur dhe kanë një natyrë të veçantë: nuk ka forcë në këtë botë që t’i hedhë shqiptarët kundër vendit të tyre.

Dhe ne e kemi fjalën për shqiptarët si popull i veçantë dhe jo për të shiturit që që kanë fluturuar në hiç pa lënë gjurmë nga forca e shqiptarisë.
Asgjë nuk mund të na bëjnë armiqtë tanë as edhe sot.
Forca jonë është sot në dy shtete shqiptare.
Dhe koha po ecën për shqiotarët, dhe ndërkohë ne, si shoqëri shqiptare, jemi në NATO dhe në një raport shumë të lartë miqësor dhe politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe kjo na e jep garancinë e shqiptarisë në të dy shtetet tona: Në Shqipëri dhe në Kosovë.

Por kjo nuk po mjafton. Ne na duhet të formojmë sa më shpejt që të jetë e mundur federatën Shqipëri-Kosovë, që kështu të nisë fuqishëm procesi i bashkimit në territorin e Shqipërisë edhe të Çamërisë, edhe të Epirit.
Prandaj menjëherë duhet të nisin bisedimet gjithëshqiptare midis liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por dhe me liderët shqiprarë të Maqedonisë së Veriut dhe të Çamërisë.

Ka ardhur koha që në Tiranë të formohet liga panshqiptare Shqipëri – Kosovë – Maqedoni e Veriut – Çamëri dhe Epir.
Këtë lëvizje: a është në gjendje ta krijojë me forcë qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës?
Këtë po presin shqiptarët edhe nga ndihma e Uashingtonit për krijimi e forcës etnike të shqiptarisë së bashkuar, sepse në këtë pikë vijnë e bashkohen dy interesa të njëjta:
interesi shqiptar Shqipëri – Kosovë dhe, edhe interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Latest articles

Related articles