Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Skënderbeu”, në Golem të Kavajës. Rreth orës 09:50, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., 56 vjeçe.
Ndërsa në Pogradec.
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Çërravë të Pogradecit, ku një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy turistë të huaj, të cilët ndodheshin në motor.
Vëzhgimi
Dje ishte një tjetë buletin vdekjeje dhe plagosjessh. Çdo ditë shqiptarët vdesin e gjymtohen nga shpejtësia alkooli dhe nxitimi për askund. Patentat jepen si karamele.


