Në sallë, për votimin e qeverisë së Kosovës, ishin të pranishëm 110 deputetë.
Nga ta, 56 deputetë votuan pro, 52 kundër, ndërsa 4 abstenuan.
Me këtë rezultat, qeveria e Albin Kurtit nuk u miratua.
Për të kaluar votimi, do të duheshin edhe 5 vota më shumë.
Tashmë, brenda një afati 10-ditor, presidentja e vendit ka të drejtën të mandatojë një emër tjetër që mund të propozojë formimin e qeverisë, nëse siguron votat e nevojshme.


