Testi për gjininë| Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi reagon pas pezullimit të lojtares braziliane

spot_img
Advertisements

Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Asaj i është kërkuar testi i gjinisë, duke sjellë një rast të paprecedentë në Shqipëri.Në lidhje me këtë, ka reaguar së fundmi edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në reagimin e KMD Robert Gajda thuhet se po vlerësohen hapat e ndjekur, ndërsa në fund të analizës, do të vlerësohet nisja e hetimit.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është sinjalizuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe është duke monitoruar raportimet mediatike për situatën ndaj një lojtareje të huaj volejbolli, N. F. të ekipit të Dinamos, në lidhje me pezullimin nga aktiviteti sportiv për shkak të prezumimeve mbi gjininë dhe identitetin gjinor.

Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) po vlerëson reagimet zyrtare të Federatës Shqiptare të Volejbollit, ekipeve dhe subjekteve të përfshira në raportime mediatike për të marrë informacion mbi ngjarjen, pretendimet e palëve dhe shkaqet e situatës, si dhe analizën e procedurës administrative, sportive dhe vendimmarrjen e saj.

Në përfundim të analizës, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të vlerësojë nisjen e hetimit kryesisht (Ex – Officio) për sa më sipër.

KMD falenderon organizatat e shoqërisë civile që sinjalizojnë Institucionin për format dhe shkaqet e ndryshme të pretenduara si diskriminiminuese, si dhe raportimin korrekt dhe informues të mediave mbi këtë ngjarje”, thuhet në reagim.

Latest articles

Related articles