“Momenti për t’u rikthyer në fron”- Princ Leka dhe kreu i PLL takim me familjet legaliste në Shkodër

spot_img
Advertisements

Dhjetëra familje legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan në Shkodër, përgjatë një takimi me prezencën e princit Leka Zogu II, i cili u shpreh se këto shkodranët kanë qëndruar me besnikëri gjatë historisë dhe se familja e tij mbretërore ka një dashuri të madhe për një qytet si Shkodra.

“Shkodra ka qene gjithmonë vatër e besimit dhe qëndresës. Mirënjohje për gjithë zogistët që qëndruan pranë familjes time”, tha princ Leka.

Kreu i kësaj force politike Sokol Axhami u shprehën se ka ardhur momenti për t’u rikthyer në fron.
“Kemi detyrim te rikthejmë sistemin mbretëror. Sistemi mbretëror garanton stabilitet, unitet e zhvillim”, tha Axhami.

Në fund të takimit disa familje shkodrane që i qëndruan me besnikëri familjes mbretërore dhe kontribuan përgjatë historisë u nderuan me një mirënjohje nga Princ Leka II.

Latest articles

Related articles