Misteri i rrëzimit të inxhinierit të njohur nga ura, me pasojë vdekjen! Arrestohet Enver Hoxha

spot_img
Advertisements

Viktima është identifikuar si Guri Dashi, me origjinë nga Rrajca e Librazhdit.Prej vitesh, ai ka punuar në disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend.


Ikja e tij e parakohshme ka lënë pas një dhimbje të thellë për familjen, miqtë dhe kolegët, ndërsa më së shumti që vuajnë dhimbjen e madhe janë dy fëmijët e tij të mitur.

Prej disa vitesh, Guri Dashi jetonte në Pogradec, ku kishte ndërtuar jetën e tij familjare.

Në këtë aksident tragjik, shoqëria e tij humbi një profesionist të përkushtuar dhe një familjar shembullor.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik në punë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar fatal për inxhinierin Guri Dashi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin kanë arrestuarështetasin Enver Hoxha, 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik në kantierin ku ndodhi ngjarja.

Arrestimi i Enver Hoxhës u krye për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se mungesa e zbatimit të rregullave të sigurisë ka sjellë pasojën tragjike.

Latest articles

Related articles