Celibashi drejt aktit të veprës penale “shpërdorim detyre” – me zgjedhjet vendore!

spot_img
Advertisements

Nga Gjergji Nika, kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

Zgjedhjet nën presion: KQZ drejt veprimit në kundërshtim të ligjit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se ka zhbërë kufijtë ndërmjet administrimit dhe abuzimit duke përdhosur rregullin ligjor për interesa politike.
Ndërkohë që brenda afatit u krye regjistrimi i kandidaturës sime, sot sipas informacioneve që më vijnë që me artifice dhe në kundërshtim me ligjin emri im mund të mos jetë në mes kandidaturave për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale në Vlorë.

Natyrisht besoj se kjo gjë po ndodh nga marrëveshjet e fshehta dhe të hapura PD- PS që e kanë detyruar KQZ të shkelë haptazi ligjin dhe t’i nënshtrohet politikës së vjetër.

Neni 70 i Kodit Zgjedhor është i qartë.

Pika 3 – përcakton se kandidatët e propozuar nga qytetarët duhet të mbledhin një numër të caktuar firmash nga bashkëqytetarët e tyre. Një proces që garanton pjesëmarrjen reale, mbështetjen popullore dhe frymën e demokracisë lokale. Një mënyrë, kjo, për t’i dhënë zë komunitetit, për të nxjerrë në pah njerëz që nuk janë produkt i partive, por i shoqërisë.

Pika 4 e të njëjtit nen, që përjashton nga mbledhja e firmave dhe komisioni nismëtar i kandidatëve që kanë pasur një mandat si kryetar bashkie, këshilltar njësie vendore apo deputet, po keqpërdoret në mënyrën më cinike të mundshme. Ky përjashtim, që ligjvënësi e ka parashikuar për raste të veçanta, është kthyer në mjet për të legjitimuar kandidaturatë të sponsorizuara nga partitë e mëdha dhe oligarkët, ndërsa kandidatët e qytetarëve shtyhen jashtë garës si “të papërshtatshëm”.

Dhe këtë shkelje flagrante e bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni që duhej të ishte garant i barazisë në zgjedhje duke u shndërruar në instrument abuziv në duart e politikës së vjetër. Vendimet e tij janë gjithnjë në sinkron me interesat e PD dhe PS, ndërsa çdo zë qytetar trajtohet si “incident” burokratik.

Në vend që të mbrojë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për të kandiduar sipas ligjit, KQZ deformon këtë proces. Në vend që të frymëzojë pjesëmarrje, ngre barriera. Në vend që të shërbejë si garant i ligjit, po bëhet garant i status quo-së, duke grabitur demokracinë dhe nxitur përçarjen.

Kandidatët e partive kryesore futen në garë me privilegje, ndërsa kandidatët e pavarur luftojnë me pengesa, vonesa, refuzime formale dhe interpretime të qëllimshme të ligjit. Kjo nuk është garë e ndershme.
Dhe kur KQZ përjashton kandidatë që burojnë nga komuniteti dhe favorizon ata që burojnë nga pazaret politike, ajo shkel me lirinë e qytetarëve për të zgjedhur realisht. mbi këtë liri.

Prandaj, mjaft më me lojërat e pushtetit!
Zgjedhjet nuk janë pronë e partive, por janë për qytetarët, për njerëzit që duan të ndryshojnë gjërat, për ata që kanë guximin të dalin përballë sistemit, për ata që besojnë ende se vota është një armë dhe mjet ndryshimi.

Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të jetë palë e heshtur në këtë maskaradë, atëherë bëhet palë në pazarin e institucionalizuar i pushtetit dhe ne do vazhdojmë çdo formë ligjore.

Demokracia nuk është pronë e partive, as e zyrave të KQZ-së. Demokracia është e qytetarëve dhe për qytetarët dhe, sa here që ata përjashtohen, vidhet një pjesë nga liria e tyre.

Latest articles

Related articles