Me 250 k0kainë në Britani, kapen 3 çunat e Londrës që helmojnë fëmijët e anglezëve

spot_img
Advertisements

Policia britanike ka lënë në paraburgim tre shqiptarë pas kapjes së 250 kilogramëve kokainë brenda një kamioni në Dartford, Kent.

Njazmir Ograbati, 32 vjeç, Hajri Kapo, 35 vjeç, dhe Genti Tota, 32 vjeç, u arrestuan një javë më parë ndërsa më 14 nëntor pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore për ta.

Sipas raportimeve, vlera e kokainës që u kap arrin në vlerën e 10 milionë paundëve ndërsa autoritetet britanike vijojnë hetimet në lidhje me sasinë e madhe të drogës që u sekuestrua.

Ende nuk dihet saktësisht cila është akuza që rëndon mbi tre shqiptarët në fjalë, ndërsa ka dyshime se janë personat që do të lëviznin sasinë e drogës e cila u kap brenda kamionit.

Latest articles

Related articles