“Të çoj në Amerikë, me 45 mijë euro” – SPAK çon në gjyq 5 persona të arrestuar! Emrat

spot_img
Advertisements

Pesë persona janë dërguar në gjykim nga SPAK, pasi kundrejt shumës 40 deri në 45 mijë euro falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria thotë se në qendër të grupit, që vepronte kryesisht nga mesi i vitit 2022 deri në korrik 2024, ishte Luc Melaj, i cili akuzohet për drejtim të grupit të strukturuar kriminal, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, falsifikim dokumentesh dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake.

Së bashku me të do të gjykohen edhe Gëzim Camaj, Emanuel Melaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj — këta dy të fundit punonjës policie, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë ndihmuar në mosregjistrimin e shtetasve në sistemet kufitare.

Sipas hetimeve, grupi kishte ndihmuar të paktën 25 shtetas shqiptarë të hynin në SHBA në mënyrë të paligjshme, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe itinerare që përfshinin Spanjën dhe Meksikën. Pagesat për secilin person varionin nga 40 deri në 45 mijë dollarë.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale të Sigurisë Diplomatike të SHBA-së dhe Policinë e Shtetit, ndërsa procedimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Latest articles

Related articles