nga Indrit Vokshi
Liderët e Ballkanit janë thirrur në Londër në mbledhje për “Procesin e Berlinit”. Rregullat mbi tregtinë, mbi partneritetin rajonal, e gjithçka, do t’i caktojnë PB (Procesi i Berlinit).
Kush flet për sovranizëm dhe thotë se nuk pranon ndikim nga të huajt, përfshi “Sorosin”, sepse thotë ne vendosim vetë, nëse po pranon Procesin e Berlinit dhe proklamon BE-në, quhet se ose po gënjen katunarinë me sovranizëm fals, ose është kungull e nuk e kupton çfarë po flet.
Nëse me sovranizëm kanë parasysh institucionet kombëtare që themelohen vetëm me votën popullore e nuk i binden asgjëje tjetër, ky sovranizëm ka ngodhur qysh në momentin që pranon ato traktatet dhe ecën drejt BE.
Nuk është pyetja a është mirë apo keq nëse pranojmë PB; Ballkanit mirë i bën një instrument i cili iniciohet nga Berlini. Pas rënies së Austrisë dhe Perandorisë Osmane në vitin 1920, ka lindur sfida se si do të manaxhohen territoret e lëna bosh prej tyre (Ballkani). Si fillim u gjet Jugosllavia si platformë administrimi. Jugosllavia zgjati nga 1920 deri në 1992.
Sot duan t’i manaxhojnë me platrofmën PB -BE, sepse ska tjetër platformë; një “Neojugosllavi” është joefektive dhe nuk duhet të ndodhë.
Pyetja është për nja dy parti shqiptare të cilat kanë akuzuar cilindo si të shitur tek të huajt, tek amerikanët dhe europianët, madje edhe akuzë me ironi e përçmim sikur të tjerët janë kukulla të të huajve, ndërsa këta janë patriotë sovranistë.
Çfarë bëjnë këta sot? Kryetari i njërës shkon në Londër dhe thotë po po po. Kryetari i tjetrës nuk lejohet të udhëtojë në Londër por është pro PB, thjesht ka mashtruar besimtarët e vet me sovranizëm, sa për t’i vërsulur në urrejtje kundër atyre që prej fillimit kanë thënë të mos lodhemi kot sepse do të jemi të detyruar tiu mbajmë anën të huajve pasi nuk jemi Rusia apo Kina.
Status sa për transparencë e kujtesë.