Gazetarët Roland Qafoku dhe Lavdrim Lita janë përplasur në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN sa i përket gjendjes së opozitës në vend.
Lita u shpreh se fajin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi nuk e ka opozita, por mazhoranca që qeveris prej 12 vitesh, e cila duhet të japë llogari për problematikat.
Ai po ashtu shtoi se qytetarët shqiptarë janë duke konsumuar qumësht të ardhur nga Kina dhe mish që importohet nga Brazili, pasi në fermat e vendit nuk ka më as lopë.
DEBATI:
Qafoku: Ata janë të lumtur sa marrin e japin me njëri tjetrin, saqë nuk i shqetëson gjë mo… Shqipëria politike kryesor në politikë ka opozitën. Jo në kuptimin negativ.
Lita: nuk është opozita problem politik. S’po qeveris opozita. Problemi është qeverisja dhe mazhoranca. Ke një mazhorancë që miraton buxhetin për 23 sekonda. Zotëri ke fermerët që nuk marrin dot fondet e BE-së sepse i kanë vjedhur.
Qafoku: Po mirë mos do t’ia dijë ai…
Lita: Po mirë mo kush është ministri i Bujqësisë këtu që të japë llogari mo
Qafoku: Po mirë mo mirë këto i dimë, avash qetësohu…
Lita: Kjo është mazhoranca, për ça po diskutojmë ne? Fajin opozita e ka këtu?
Qafoku: si rregullohet kjo pra? Mos më tjetërso fjalët se s’thashë që është problemi opozita. Thashë që është alternativë
Lita: Juve ju vjen në majë të gjuhës problemi opozita.
Qafoku: Ore s’po bën ndonjë zbulim ti këtu. Alternativë është opozita ore që e vendos mazhorancën në sfidë…
Lita: Ore në këtë vend nuk ka më lopë morë, po pinë njerëzit qumësht pluhur kinez
Qafoku: Ore ti duket sikur s’po më kupton mua
Lita: Ministri i Bujqësisë duhet të flasë për këtë. Po ha mish Brazili zotëri dhe s’po e kupton
Qafoku: Ore kush e tha këtë që e ka fajin opozita, kush e tha mo?
Lita: Po ju pra!