Avokati Ulian Barjami është arrestuar këtë të shtunë, pasi është denoncuar nga prokurori i Elbsanit Gjergji Ceka së është kërcënuar gjatë një seance gjyqësore.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme gjatë seancës ndaj Maksim Lika, i njohur edhe me nofkën “Suci”, të cilin e përfaqësonte avokati Barjami.
Maks Lika u ndalua bashkë me grupin e 11 të arrestuar vetëm, përfshirë biznesmenin Muça, për armë pa leje dhe kanosje.
Nga ana tjetër, ka reaguar dhoma e Avokatisë: Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.
Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori.