OLAF ska euro për fermerët shqiptarë pa u dënuar korrupsioni me Fondet IPARD! Miliona € u zhvatën nga njerëzit e PS

spot_img
Advertisements

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimi për fondet IPARD në Shqipëri ka nxjerrë në pah shkelje serioze dhe parregullsi në zbatimin e programit.

Drejtoresha në detyrë e OLAF, Salla Saastamoinen, deklaroi se janë konstatuar probleme që prekin fonde në vlerën e 33 milionë eurove, ndërsa Komisioni Evropian ka vendosur të ngrijë përkohësisht 112 milionë euro financime për Shqipërinë, deri sa të ndërmerren masa konkrete dhe reforma të besueshme nga qeveria shqiptare.

Në një intervistë për “Monitor”, Saastamoinen theksoi se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare ka pasur sfida, veçanërisht për shkak të paqartësive mbi kompetencat e OLAF dhe mungesës së strukturave efektive në nivel vendor. Ajo paralajmëroi se strategjitë e miratuara nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen realisht, dhe se Komisioni Evropian do të vlerësojë vetëm masat praktike, jo premtimet.

Drejtoresha shtoi se OLAF ka kërkuar përmirësim të ndjeshëm në auditim, kontroll dhe raportim të parregullsive, duke përfshirë AZHBR dhe institucionet që menaxhojnë fondet, dhe theksoi se Shqipëria duhet të rrisë kapacitetet institucionale dhe të forcojë luftën kundër korrupsionit nëse synon të menaxhojë fonde më të mëdha si vend anëtar.

Po ashtu, ajo nënvizoi mungesën e ndërgjegjësimit publik për rolin e OLAF-it, si dhe nevojën për të inkurajuar denoncimin anonim nga qytetarët dhe rolin e gazetarisë investigative në zbulimin e rasteve të abuzimit.

OLAF paralajmëron se menaxhimi i fondeve IPARD nga Shqipëria do të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e saj si vend kandidat për në BE.

Latest articles

Related articles