Pallati i sportit “Asllan Rusi” në Tiranë do të shndërrohet në një hapësirë rekreative me fusha për sporte të ndryshme, ambiente spitalore për ekipet pjesëmarrëse dhe funksion miks tregtar e rezidencial. Ky është projekti fitues i konkursit ndërkombëtar për rilindjen e “Asllan Rusit”.
Objekti 20 katësh në formën e sferës do të ketë në qendër një një arenë me 6 mijë vende, e cila do të shërbejë si fushë kryesore për ndeshjet e basketbollit, handbollit, peshëngritje, gjimnastikë, mundje, etj.
Ai është konceptuar i tillë, pra në formë sferike, nga topi i basketbollit dhe është përzgjedhur nga juria për balancën midis funksionalitetit, estetikës dhe qëndrueshmërisë.
Gjithashtu, i projektuar nga studio holandeze MVRDV dhe i gatshëm për zhvillim nga bashkimi i operatorëve Likado BV, Albanian Capital Group sh.p.k, BCN Investements B.V dhe Trema Tech sh.p.k, projekti synon të rikthejë Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në një qendër multifunksionale që do të kombinojë sportin, aktivitetet kulturore dhe hapësirat publike
Ilir Trebicka me Trema Tech sh.p.k në qendër të projektit
Një ndër kompanitë fituese të projektit, Trema Tech sh.p.k është në pronësi të ndërtuesit dhe mikut ish-basketbollit të kryeministrit Edi Rama, shtetasit Ilir Trebicka.
Ai ka qenë dhe dje i pranishëm gjatë shpalljes së fituesit të konkursit, ndërsa përfaqësuesi holandez i studios projektuese MVRDV nuk i ka fshehur dot emocionet, dhe menjëherë sapo juria dha vendimin ai përqafoi Ilir Trebickën.
TREMA
Të dhëna të tjera tregojnë se kompania shqiptare “Trema Engieenering 2”, e kontrolluar nga shoqëria austriake “Strabag AG”, edhe kjo e fundit në pronësi të Oleg Deripaska (lidhje me aferë Charles McGonigal), ka përfituar edhe të paktën tre kontrata nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me vlerë totale rreth 20 milionë euro.
Kontratat janë fituar gjatë periudhës 2020-2021, në një kohë që Oleg Deripaska ishte sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit për lidhjet e tij me regjimin e Vladimir Putinit.
Rindërtimi
Kompania “Trema Engineering 2” rezulton të jetë fituese e një tenderi të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Tenderi është zhvilluar në Prill të vitit 2020 dhe objekt i procedurës ishte “Ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastruktor të Bashkisë Shijak”. Fondi në dispozicion të kësaj procedurë ishte rreth 2 miliardë lekë të vjetra.
Gjatë vitit 2021, kompania “Trema Engieenering 2” është shpallur fituese e tenderave për rikonstruksionin e rrjetit rrugor në aksin Peshkëpi-Selenicë në Vlorë dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas, me vlerë totale rreth 18 milionë euro. Në dy prej këtyre procedurave rezulton se “Trema Engieenering 2” nuk ka pasur ofertën më të ulët.Gjithashtu, kompania shqiptare e oligarkut rus është projektuese e fshatit turistik “Thymos” në Himarë. Këshilli i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi në Tetor 2019 lejen e ndërtimit për resortin “Thymos”, me investitor biznesmenin shqiptar, Ilir Trebicka, i cili më herët ka qenë ortak me Oleg Deripaska.