Kërkojnë dorëheqjen e të gjithëve, për të mos kërkuar dorëheqjen e Doktorit!

spot_img
Advertisements

E provuan me revolucion demokratik paqësor, me mosbindje civile, me zgjedhje, kërkesë për qeveri teknike, me dorëheqeje të Ramës, me dorëheqje të Peleshit, me dorëheqje të Koçiut, sot kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit Sheqer Begaj;
E gjitha kjo për të mos kërkuar dorëheqjen e Sali Berishës, që humb zgjedhje pas zgjedhjesh, me statut e moral, qëndron si Oso Kuka.

Mbrojtja më e mirë është sulmi. Kërko dorëheqjen e të tjerëve që njerëzia të mos kërkojë dorëheqjen e përgjegjësit që premtoi Rithemelimin e Partisë, Heqjen e Non Gratave, fitoren e Zgjedhjeve parlamentare, largimin e Edi Ramës, rikthimin në Pushtet.

Ndërkohë… njerëzit kanë halle të tjera, pa lidhje me çfarë bën Doktori, Gas White dhe shumë matrioshka të tjerë. Antarët e kryesisë së PD po largohen për tu bërë drejtorë e drejtoresha të PS. ASNJË nuk mban përgjegjësi e as TURP.

Qytetarët kanë ulur kokën, të tjerët ikën Natën e qajnë Ditën për mungesën e shpresës dhe alternativës.

L.Lita

Latest articles

Related articles