Pas dhjetë ditësh nga dorëzimi i dosjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për çështjen “Bankers Petroleum”, duke ngritur një grup të posaçëm prokurorësh që do të drejtojë veprimet hetimore.
Burime nga organi i akuzës konfirmojnë se në hetim janë përfshirë prokuroret Anita Jella dhe Enkeleida Millonai, të cilat kanë marrë në administrim dosjen e ardhur nga Prokuroria e Fierit.
MCN raporton se hetuesit do të nisin menjëherë me marrjen në pyetje të personave të përfshirë në çështje.
ADVERTISEMENT
Aktualisht, masat e sigurisë ndaj drejtuesve kinezë të kompanisë Bankers dhe stafit shqiptar mbeten në fuqi, ashtu siç janë vendosur më herët nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm.
Hetimet e dy prokuroreve do të fokusohen mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të strukturuar kriminal, që sipas akuzës, i ka shkaktuar shtetit dhe pasurisë publike dëme që kapin vlerën e mbi 40 milionë eurove.
Në dosje përfshihen elementë si faturat fiktive, bilancet jo reale dhe kontratat që nuk lidhen me aktivitetin e hidrokarbureve, të cilat do të jenë objekt i analizës së thelluar financiare dhe ligjore nga SPAK.
Me këtë zhvillim, “Dosja Bankers” hyn në një fazë të re proceduriale, ku pritet të dalin në dritë detaje të reja mbi mënyrën se si është dëmtuar pasuria publike dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në skemë