Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka rrëzuar në sy të deputetëve të opozitës pretendimet se SPAK nuk ka vepruar me Task-Forcën për zgjedhjet. Duke iu përgjigjur pretendimit të deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, Dumani foli me raste konkrete në Komisionin e Ligjeve dhe madje tha se ka patur edhe komunikim direkt me Bylykbashin gjatë zgjedhjeve në Durrës.
Kreu i SPAK gjithashtu tha se i ka çuar Bylykbashit hetues dhe prokurorë sa herë ka pasur pretendime, për të verifikuar situatën në terren. Dumani vuri në dukje edhe jo-maturinë e opozitës, duke thënë se teksa i dërgonin prokurorëve indicie për krime zgjedhore, në televizionet e lajmeve shfaqeshin titra se në këtë apo atë vend “po blihen vota”.