Dumani: SPAK po heton vjedhjen e fondeve të BE për fermerët

spot_img
Advertisements

Kreu i SPAK, Altin Dumani, njoftoi në Komisionin e Ligjeve se po hetohen abuzimet me fondet e IPARD dhe se po bashkëpunojnë me prokurorët europianë për këtë qëllim.

Deputetët e opozitës pyetën kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, mbi Arubën, vendin ku Partia Demokratike pretendon se janë takuar eksponentë të krimit me përfaqësues të qeverisë “Rama”.

Dumani mohoi se ekziston ndonjë çështje me emrin “Aruba” dhe shtoi se nuk ka asgjë për të ndarë me opinionin publik në këtë drejtim.

Ai konfirmoi gjithashtu se SPAK do të hetojë çdo rast të abuzimit me fondet e rindërtimit, duke theksuar se aktualisht ka çështje penale për çështjen.

“Jemi duke vazhduar punën për të zbuluar dhe ndëshkuar çdo keqpërdorim”, deklaroi Dumani.

Dumani tha ka nisur procedim penal për Portin e Durrësit.

Ai tha se një procedim është nisur edhe për Eco Parkun në Durrës.

Dumani deklaroi se të dyja rastet janë në hetim paraprak.

Latest articles

Related articles