Zbulohet emri i një prej të shoqëruarve nga Policia e Elbasanit në operacionin e befasishëm të zhvilluar sot në afërsi të fshatit Katund i Ri, zona e Metalurgjikut, pasditen e sotme. Redaksia zbulon se ai është biznesmeni Bujar Muça, 53 vjeç, banues në Elbasan. Ai pronar I kompanisë Delta group. Një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit.
Muça është një emër i njohur edhe në faktorin politik lokal dhe qendror, pasi ka kandiduar në vitin 2017 si deputet për PDIU-në në zgjedhjet e përgjithshme ku fitoi mandatin, por më pas u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale.
Policia zhvilloi pasditen e sotme aksionin e madh për të cilin priten detaje dhe emra të tjerë, teksa arrestoi dy eksponentë të botës së krimit që mbanin armë të mbushura me fishek në fole dhe shoqëroi disa të tjerë