Në Tiranë duhen dy paga për person për të jetuar; ja sa duhen në qytete të tjera

spot_img
Advertisements

INSTAT konfirmoi se një familjeje i duhen mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për të jetuar. Por nëse shohim shpenzimet sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit, të dhënat tregojnë ata me arsim të lartë rezultojnë se e kanë “shtrënguar dorën” në shpenzime gjatë 2024, krahasuar me 2023. Ndërsa ata që nuk kanë përfunduar një nivel arsimor rezultuan se kanë shpenzuar më shumë.

Morena Boja, pedagoge ekonomie, është e mendimit se shpenzimet mujore jo domosdoshmërisht lidhen më nivelin arsimor.

“Unë jam e mendimit se arsimimi nuk lidhet shumë me shpenzimet mujore të familjes. Një familje shpenzon sipas nivelit të të ardhurave. Natyrshëm që një familje pa arsim ka dhe pagat apo të ardhurat më të ulëta, ndaj dhe shpenzimet i ka më të mëdha. Ndërsa një familje me arsim të lartë, ka mundësinë që sipas nivelit të të ardhurave edhe të mund të kursejë”, tha Boja në E-ZONE në Vizion Plus.

Por rritja e çmimeve më shumë se në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian, e ka bërë Tiranën një qytet me standard të lartë jetese, që një pagë mesatare nuk mjafton për t’ia dalë jetesës.

“Në Tiranë një individi i duhen dy deri në tre paga, mbi minimalen në mënyrë që të jetojë në normalitet. Kryeqyteti është bërë i papërballueshëm për shumicën e familjeve, ndërkohë që taksimi i të dypunësuarve është një politikë jo e duhur, që kufizon më tej standardin e jetesës për qytetarët”, tha Boja

Sipas të dhënave në Tiranë një familjeje i nevojiten mesatarisht 108 mijë lekë në muaj, kjo shumë është vetëm për mbijetesë.

Latest articles

Related articles