“U informova se mund të bëhej sulm terrorist…”, ish-kreu i SHISH tregon historinë: Shkova me urgjencë në 11 të natës tek Rama

spot_img
Advertisements

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi Lika, ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë gjatë kohës që drejtonte këtë institucion, duke treguar se në një fundjavë, vendi është përballur me një kërcënim serioz nga jashtë, ndaj një institucioni shtetëror.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ajazi bëri me dije se informacioni erdhi nga një shërbim partner dhe përmbante të dhëna për një sulm të mundshëm, i cili klasifikohej si kërcënim terrorist.

“Kam marrë informacion nga një shërbim partner se mund të kishte sulm ndaj një institucioni shtetëror. Ishte fundjavë. Kam shkuar në orën 23:00 në zyrën e Kryeministrisë për të kërkuar takim urgjent, por kryeministri nuk ndodhej aty,” tha Ajazi.

Sipas tij, pasi informoi kryeministrin, u kërkua mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u mblodh të nesërmen dhe mori masat përkatëse për të shmangur rrezikun.

“SHISH është institucion i sigurisë kombëtare. Mbledh informacion për mundësitë e sabotimeve dhe janë gjëra në nivel më të lartë se këto që flasim. Nëse SHISH merr një informacion, ka një indicie, njofton institucionet e tjera. Po ju jap një shembull. Disa vite më parë, nga një shërbim partner, u informova se në një fundjavë mund të bëhej sulm ndaj një institucioni shtetëror te ne, nga jashtë. Kam shkuar në orën 23:00 të natës te zyra e kryeministrit që të flas me të. Nuk ishte kryeministri. Nuk ka rëndësi rasti. I kam thënë kryeministrit në detyrë dhe më tha; çfarë mund të bëjmë? I thashë a keni një grup të sigurisë kombëtare? Po tha. Ishte rrezik kombëtar. Ishte kërcënim terrorist. Të nesërmen u mblodh Këshilli i Sigurisë dhe përcaktoi detyrat. Kjo ishte detyra ime dhe u morën masat. Kështu funksionon normalisht”, tha ai.

Pyetje: A ka sistem paralajmërues apo monitorim nga ana e SHISH, kur ka sinjale për kërcënime?

Visho Ajazi Lika: SHISH është i lidhur në kontakte të ngushta me Ministrinë Drejtësisë, të Brendshme apo Policinë. Nëse ka indicie, njoftojmë Policinë. Në varësi të nivelit të kërcënimit, përcaktohet puna. Shërbimi mbledh informacione inteligjente dhe ia përcjell institucioneve përkatëse, p.sh si Policia e Shtetit. Kur kjo e fundit heton dhe kur gjen të dhënat ligjore, ky kthehet në rast penal dhe ia referon prokurorisë.

Latest articles

Related articles