Administrata Doganore Shqiptare ka intensifikuar kontrollet në të gjitha degët doganore të vendit, duke zbuluar dhe sekuestruar sasi të mëdha mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.
Gjatë ditëve të fundit janë bllokuar rreth 1,500 bluza sportive, si dhe mbi 900 artikuj veshjesh dhe komplete sportive të markave të njohura si Nike, Adidas, Zara, Massimo Dutti e të tjera. Po ashtu, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parfumesh që mbanin emrat e markave prestigjioze si Dior, Gucci, Armani etj.
Të gjitha mallrat janë magazinuar përkohësisht, ndërsa vijojnë verifikimet për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR).
Në njoftimin zyrtar, Administrata Doganore Shqiptare thekson se do të vijojë me vendosmëri luftën kundër falsifikimit, me qëllim mbrojtjen e tregtisë së ndershme, bizneseve të ligjshme dhe konsumatorëve shqiptarë