Komisioneri anti-Diskriminim: Gjuha e urrejtjes sjell krime

spot_img
Advertisements

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2024 në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Gajda tha se problematike mbetet gjuha e urrejtjes në mediat trandicionale dhe ato digjitale pasi për këto të fundit institucioni nuk ka kapacitete njerëzore për gjurmimin e tyre.

“Ndiejmë vështirësi për gjuhën e urrejtjes për mediat digjitale sepse s’kemi kapacitet dhe padijeni. Mbeten ende të parregulluara me ligj.

Nuk arrijmë dot t’i gjejmë, edhe pse kemi monitoruar. Grupet më të diskriminuara janë ato më të targetuara, për komentet s’kemi kapacitet.

Ligji nuk lidhet me aspekte personale, në monitorojmë momentin publik dhe krahasimorët negativë që hidhen mediatikisht”, tha Gajda në komision.

Gajda tha se gjuha e urrejtjes është problematike sepse sjell krime të shkaktuara prej saj dhe për këtë është ngritur një grup pune në bashkëpunim me AMA-n dhe Këshillin e Mediave.

“Gjuha e urrejtjes është shkaktar i krimeve të urrejtjes. Kemi një grup pune të përbashkët me AP, AMA-n dhe Këshillin e Medias”.

Komisioneri tha se në fokus janë grupet më të targetuara:

“Jo të gjitha grupet shoqërore janë të diskriminuara. Fokusi mbetet te gratë, grupi LGBTQ, romët, egjiptianët.”

Gajda ngriti problematikat e mungesës së bashkëpunimit nga Kuvendi dhe pushteti vendor.

“Nuk ka pasur asnjëherë dakordësi mes Komisionerit dhe Kuvendit çfarë do të konsiderohet e gjykuar, shifra 56% që referoni ju është më pak. Në pushtetin vendor jemi zbuluar dhe nuk kemi formë tjetër përveç gjobës për të detyruar pushtetin vendor të zbatojë vendimin”.

Po ashtu Komisioneri Gajda tha se vendimet mbeten të pazbatuara sepse kalojnë në gjykatë dhe duan kohë shqyrtimi.

“Pjesa më e madhe e vendimeve mbetet e pazbatuar sepse shqyrtohen në gjykata, kur kalojnë në Apel duhen vite deri në marrjen e vendimeve.

I jemi drejtuar Kuvendit për ndryshime ligjore dhe nuk janë marrë në shqyrtim as nuk është bërë një seancë dëgjimore, nuk kemi kërkesa të shpeshta, por kur kemi evidentuar diskriminim kemi kërkuar ndryshime. Zbatimi mbetet problem teknik.

Këtu mund të bëhen shumë sepse jemi në proces monitorimi, ne kemi një sfidë të madhe sepse s’jemi organ që nxjerr rekomandime, por jemi gjykata, vendimi i paapeluar konsiderohet i gjykuar.

Nuk kemi plan masash me AMA-n, por vendimmarrjet për gjuhën e urretjtjes në media dërgohen me vendime”, tha Gajda në fjalën e tij.

Latest articles

Related articles