nga Adri Kalaja
Kur hasa për herë të parë Dead End të Virion Graçit në Librarinë Onufri në rr.Myslym Shyri nuk dita se po gjeja një perlë të zezë të letërsisë shqipe të tranzicionit.
Sapo kisha mbaruar veprat e Ridvan Dibrës dhe kisha përshtypjen se as këtë herë libraria ime e preferuar nuk do më zhgënjente. Si ndodh shpesh, njerëzit e librit e njohin të gjithë njëri tjetrin, po kjo është një histori për tjetër ditë.
Dhe, vërtet! Virion Graçi, pavarësisht luhatjeve në viteve nuk shquhet aq shumë për mënyrën e rrëfimit sesa për subjektin që ai zgjedh.
Libri “Dead End” botuar po nga Onufri ka për subjekt pikërisht protestat e mëdha të studentëve në fillim të tranzicionit shqiptar. Një çift të dashuruarish ato vite.
Por edhe më herët, ai tregon jetën studentore të komunizmit, barqet bosh dhe humorin kinez, sesi budallenjtë u bënë rojtarë të rendit e ligjit (policë, jo politikanë).
Virioni ka shumë për të thënë, por megjithatë, mënyra si ai rrëfen lë shumë gjëra të paqarta. A është meritë apo faj nuk e di.
Në fakt tranzicioni shqiptar dhe protestat e tij të para janë mbuluar nga një hije misteri, Ramiz Alia lakohet shpesh, por kaq.
Rrëfimi zhvillohet në vetë të parë, pra Virioni është me fat që e ka jetuar.
Kam përshtypjen që e jeton akoma, ky është një rast i veçantë për shkrimtarët, muza e tyre të jetë një ngjarje, jo një njeri.
Titulli është shumë i veçantë, në anglisht kuptohet por ekuivalenti i tij në shqip do të ishte “rrugë pa krye”, por te libri ka dhe kuptimin e rrugë ushtarake, ose zonë e minuar, që nuk na kujton veçse Shqipërinë e diktaturës.
Pra, për të gjithë nostalgjikët, që i bien baballarët tonë, Dead End i Virion Graçit është një must have në bibliotekë.