Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, thotë se janë sistemi shëndetësor vuan pasojat e ndryshimit të ligjit me forcën e kartonit. Shehu tha në studion e MCN se ndryshimi i ligjit në vitin 2014 ka sjellë si pasojë barna të pasigurta dhe ka rritur kontrabandën e tyre.
Ne jemi mbrapa në përditësimin e protokolleve të mjekimit. Ndërsa mungesat e mëdha brenda protokolleve krijojnë dëme te të sëmurët. Mosvazhdueshmëria e mjekimit kimio apo hormonale të të sëmurit sjell pasoja. Dhe tjetra, medikamentet që hyjnë a janë të certifikuara nga EMA? Maxhoranca e ka ndryshuar ligjin para disa vitesh dhe tani mund të hyjnë barna të pacertifikuara nga EMA dhe FDA. Lidhen shumë elementë, mungesa e medikamenteve, boshllëqet në protokolle dhe mungesa e sigurisë së barnave.
Sot 30% e medikamenteve që vijnë në Shqipëri vijnë me çanta.
Nuk kanë përgjegjësi mjekët. Ka qeveria, ata që ndryshuan ligjin në 2014. Ai ligj i hapi dyert barnave kontrabandë. Mendoj se së pari është faji i politikëbërësve.
Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka financimin më të ulët në Europë.
Organet e drejtësisë janë marrë me mjekë të thjeshtë. Arrestojnë anestezistin në sallë. E tërheqin zvarrë. Nuk shikojnë pse sistemi është në këtë gjendje? Pse i sëmuri përfundon te privati, ku i thuhet o paguaj, o vdis