Historia e pazakontë në Skoci, një fis afrikan shpall mbretërinë në pyell! Ndërhyn policia

spot_img
Advertisements

Një episod i pazakontë që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ka marrë fund këtë javë në Skoci. Kofi Offeh, 36 vjeç nga Gana, i vetëshpallur si “Mbreti Atehehe i Mbretërisë së Kubalës”, është larguar me forcë nga një kamp i improvizuar në pyjet pranë Jedburgh, pas ndërhyrjes së oficerëve të emigracionit.

Offeh kishte jetuar për muaj të tërë bashkë me Jean Gasho, 42 vjeç nga Zimbabve, që e prezantonte si “Mbretëresha Nandi”, dhe me Kaura Taylor, 21 vjeçare nga Teksasi, e cila përshkruhej si “shërbëtorja” e mbretërisë dhe gruaja e dytë e tij. Ata pretendonin se po “rimerreshin tokat e vjedhura nga paraardhësit e tyre 400 vite më parë” dhe mbijetonin falë donacioneve të qytetarëve.

Pas dy urdhrave për dëbim që refuzuan t’i pranonin, një gjykatë skoceze urdhëroi të mërkurën ndalimin e rikthimit të tyre në tokat private. Të enjten në mëngjes, policia dhe oficerët e emigracionit shkuan në kamp, duke i larguar Offeh dhe Taylor me pranga.

Taylor ishte raportuar e zhdukur nga familja në SHBA, e cila i akuzon Offeh dhe Gasho se e kanë manipuluar për ta lënë vendin. Në kamp, ajo kryente punët e shtëpisë ndërsa çifti e paraqiste si pjesë të “mbretërisë”.

Grupi kishte krijuar bujë në rrjete sociale, duke postuar video me rituale, këngë e vallëzime dhe duke kërkuar “dhurata” nga vizitorët për t’u lejuar të flisnin me “mbretin”. Por praninë e tyre e ka shoqëruar edhe pakënaqësi e madhe nga banorët lokalë, të cilët i akuzuan për prishje rendi dhe qëndrimi të paligjshëm të tokave.

Latest articles

Related articles