Vetëm 27 ditë pas inaugurimit, aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar pjesërisht si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor për shkak të motit të keq.
Një nga tre korsitë e rrugës është bërë e pakalueshme, ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe dherave vijon ende.

