Mëngjesin e sotëm një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Lushnjes, në lagjen “Gafurr Muço”. Lënda plasëse është vendosur në katin e parë të një pallati parafabrikat.
Sipas të dhënave paraprake, nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Banorja e pallatit është identifikuar si Shaqe Gjata.,nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë.Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.