Lita: Shehaj ka qasje të drejtë për kandidat gjithëpërfshirës, Qori është diga e votave të PS

spot_img
Advertisements

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Lavdrim Lita tha se Opozita ka nisur një proces gjithëpërfshirës dhe kanë caktuar një negociatat për të gjetur një kandidat për Tiranën.

Lita: Opozita ka nisur një proces gjithëpërfshirës dhe kanë caktuar negociatat për të gjetur një kandidat për Tiranën. Diskutohen edhe emra, por po merret feedback-u i partive të tjera. Mendoj se qasja e Agron Shehajt ka qenë e drejtë, për ta zgjedhur koalicionin dhe figurën që duhet për Tiranën, sidomos në një palë zgjedhje të pjesshme.

Në rastin e Qorit, që duket se vepron në sinkron me PS-së, duke qenë partia e tij si diga e votave të majta. Ku vota që i ikin PS të mos shkojë tek opozita (PD, e djathta) por tek partia e majtë.

Mendoj se duhet të shpejtojnë sepse nuk kanë shumë kohë për të bërë reflektime të thella, që duhet të ishin bërë me kohë, pasi Veliajt është në qeli prej 7 muajsh dhe dihej se do të vinin zgjedhje.

Latest articles

Related articles