Të gjithë nxitojnë të vjedhin para se të nisë punë Diella, 648 tenderë me flamur të kuq!

spot_img
Advertisements

Shqipëria pret që së shpejti të nisë funksionimin Diella, sistemi i inteligjencës artificiale i promovuar nga kryeministri Rama si “arma e fundit” kundër korrupsionit në tendera. Por para se të lindë kjo “dritë e re dixhitale”, administrata publike duket sikur ka marrë sinjalin dhe po vrapon të vjedhë. Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, vetëm nga janari deri në shtator 2025, janë dhënë 648 tenderë me flamur të kuq, me një vlerë totale prej 10.5 miliardë lekësh.

Këta tenderë kanë tipare të qarta abuzimi: fitues që shpallen me oferta pothuaj identike me fondin limit, garë ku merr pjesë vetëm një kompani, ose procedura ku konkurrentët eliminohen me justifikime formale që lënë rrugën e lirë për fituesin e paracaktuar. E njëjta skemë e njohur prej vitesh, vetëm se tani me ritëm të përshpejtuar.

Ironia është e dukshme: ndërsa Rama shfaqet në publik duke premtuar se “Diella” do të nxjerrë jashtë loje korrupsionin, zyrtarët duket sikur janë në një garë maratone për të mbyllur kontrata të dyshimta para se sistemi të hyjë në fuqi. Një valixhe e fundit me miliarda që po ndahet në heshtje.

Nëse Diella do funksionojë realisht, një pjesë e mirë e administratës do të mbetej pa burim të ardhurash. Dhe kjo shpjegon nxitimin e këtij viti. Në vend që të presim një agim të pastër dixhital, po përballemi me një perëndim të përgjakur të fondeve publike. Vetë DASH dha sot alarmin se tenderët dhe PPP-të janë gangrena e kësaj qeverie. Të shohim nëse Diella do të bëjë diçka, pasi sinjalet janë se abuzimi është kolosal. 

spot_img

Latest articles

Related articles