nga Indrit Vokshi
Më solli një shok në tavolinë, para do vjetësh, njërin nga këta të dosjes së Nuredin Dumanit, kishte qenë killer me pagesë. Më tha më pas kur u ndamë, ky është filani. Po ti hut je, i them, ça mi bje këta tipa në tavolinë? Hajt varja, tha. As unë se kam fort problem sepse nuk po i bëj shokë se smë lidh gjë me ta (po ta dija kush ishte thjesht do e kisha pyetur për çmimet, si caktohen çmimet, për ta krahasuar me ligjet e tatimeve). Nëse do të hapte dikush kamerat e lokalit, del video, e mu prish karriera si analist i krimit e kundër votës së lirë. Po po.
Dua të them në Shqipëri e kudo, kur rri në tavolina, rri si burrë, me kod burrnie, sdo i thuash tjetrit pse fton ti ketë apo atë, kushdoqoftë ai. Se di sa herë më ka rastisur të ulem me zanatçinj të këtij zanati. Ska dyshim siu kam folur se si Platoni projekton republikën dhe shkruan se Këshilli i Natës mban nën kontroll shtetin, as se Aristoteli ishte mësues i Aleksandrit, as se Shën Agustini ka shkruar “Qyteti i Zotit” dhe për instaurimin e të përjetshmes në të përkohëshmen. Aty ka muhabet tjetër, se do respektosh tavolinën, nuk janë nxënësit e tu; përderisa i kanë ulur si të barabartë, ka do rregulla. Edhe kujtdo i rastis e ka për t’i rastisur të ulet, sidomos neve me origjinë nga rrethet ku kanë lulzuar këto familjet e forta, nuk jemi izoluar dot në librari plotësisht, kemi shok pas shoku e ska ku shkon pa të rastisur. Thjesht duhet ditur qartë vija ndarëse. Është më mirë ta dish e ta thuash me sinqeritet sesa të bësh skuthin. Por njëkohësisht duhet të jesh i guximshëm e jo i pabesë ndaj fjalëve që thua, nëse je për shtet e ligj, për interesa kombëtare e forcim kombëtar, mos u impresiono nga askush, dije mirë misionin, mos devijo se ske arsye. Ka një varg të mrekullueshëm Kurani për momentin kur pejgameri Muhamed nuk pranoi ofertat për pushtet politik e pasuri vetëm që të hiqte dorë, aty thuhet “Mos të ta kishim caktue na ty udhën, ti do patjetër do anoje kah ata” (kah ofertat).
Kur e ke të qartë me veten se ku e ke korsinë e rrugës tënde, ska burrë e djalë nane që ta ndryshon në çfarëdo tavolinash që të të rastisë të ulesh. Ndaj them se një foto a video me cilindo, kur është rastësore e jo organike, nuk përbën ndonjë skandal. Arjan Ndonjin e njoh ka 15 vjet, nuk është niveli ordiner, përkundrazi futet tek juristët që i ka lexuar vetë librat dhe ka përgatitje shumë të mirë. Megjithëse ky është vlerësimi im personal dhe dikush tjetër ka të drejtë të thotë pse të të besojmë ty? Krejt normale. Veçse sjam nga këta që sillen si kundër gjithë botës, pa kompromise, pastaj përfundojnë duke marrë lek, ose pasi i shajnë të gjithë iu çojnë fjalë se se kanë personale por kështu e ka politika. Si kur ishim kalamaj që nxehej ndonjëri i shante të gjithë me rob, pastaj iu shkonte tek e tek e iu thoshte “Përveç teje”.
PD-ja nuk e ka problemin se ka deputet Arjan Ndojin, ka problemin se ska më shumë tipa të zgjuar si Arjan Ndoji të cilet do të arrinin t’i konsolidonin një rrjet interesash. Ka problemin se është fokusuar te hermafroditët dhe budallenjt të cilët kurën për dëshpërimin e tyre duan ta gjejnë duke sharë dynjanë pa teklif, të cilët funksionojnë me “skape” dhe janë gati të vrasin politikisht cilindo sepse janë në kërkim të fajtorit për disfatat, ngaqë nuk guxojnë të flasin për fajtorin e vërtetë. Dhe kanë përfunduar si regjiment fanatikësh që adhurojnë grushtin. PD-ja nuk e ka problemin se darkon deputeti me Olsi Ramën, e ka problemin se nuk munden ta mposhtin vëllain e Olsi Ramës. Se mund të rrish për darkë me Olsin, tia mposhtësh vëllain e t’i thuash “Hajt gëzuar”, tia tokësh gotën.
Videoja e darkës në fjalë thjesht nuk ka ndonjë rëndësi specifike në vetvete si video. Është një tip flluske për tu marrë mileti me të. Nëse ka dikush hallin e bashkëpunimit PS-PD, skeni hiç nevojë për ketë videon sepse ka fakte publike e private sa të duash. E bën vetë kryesori bashkëpunimin sepse ai njeh logjikën mesjetare feudale se kur je në fatkeqësi, mbijetohet veç përmes vasalitetit me pushtetin. Nëse ke kohë të rikuperohesh e të fitosh, mirë, nëse ske, mbetesh taraf biznesi nën vasalitet dhe aq.
Thjesht sduhet me ra kot viktimë e skupeve.