Lita: Opozita duhet të bëhet e mençur, Rama është i paqetë

spot_img
Advertisements

Analistët Lavdrim Lita dhe Erli Murati të ftuar në Log, ndanë të dy të njëjtin qëndrim ndaj sjelljes së deputetëve të opozitës në seancën e diskutimit të programit politik të qeverisë.

Sipas Litës, opozita në këto momente duhet të jetë e mençur.

“Është seanca e pestë dhe nuk po diskutohet asgjë për qytetarët. Nëse kryeministri nuk po e shikon as kryetari i opozitës nuk po e kupton. Opozita duhet të bëhet inteligjente, e mençur dhe e urtë jo duke bërë të njëjtat gjëra pasi po humb numra në cdo zgjedhje”, tha Lita.

Kurse gazetari Erl Murati u shpreh se opzoita duhet ta tejkalonte provimin e kryeministrit Rama me Diellën.

“Ajo seancë kishte vëmendjen e publikut sepse diksutohej programi. Rama bëri provokim dhe e nxiti këtë gjë, por opozita duhet ta tejkalonte momentin e fjalës së Diellës. Në moment duhet të kishte uruar dhe Diellën”, tha Murati.

Lavdrim Lita: Opozita në këto momente duhet të jetë e mençur. Mazhoranca ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend në 35 vjet pluralizëm ku mund të votojë çdo gjë.

Është seanca e pestë dhe nuk po diskutohet asgjë për qytetarët. Nëse kryeministri nuk po e shikon as kryetari i opozitës nuk po e kupton. Opozita duhet të bëhet inteligjente, e mencur dhe e urtë jo duke bërë të njëjtat gjëra pasi po humb numra në cdo zgjedhje.

Opozita nuk mund të tolerojë Diellën, është fyerje që i bëhet këtij parlamenti. Rama ka një paqetësi brenda, ka fituar 83 mandate por nuk dihet pse është i paqetë në mandatin e katërt.

Erl Murati: Ajo seancë kishte vëmendjen e publikut sepse diksutohej programi. Rama bëri provokim dhe e nxiti këtë gjë, por opozita duhet ta tejkalonte momentin e fjalës së Diellës. Në moment duhet të kishte duruar dhe Diellën.

spot_img

Latest articles

Related articles