Ministrja virtuale Diella ka marrë pjesë ditën e djeshme një një takim ndërkombëtar të organizuar në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata ishin të ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative” ku Diella ka “mbajtur” dhe një fjalim.
“Future Investment Initiative” nën drejtimin e Fondit Saudit të Investimeve ka për qëllim mbledhjen e sipërmarrjeve inovatore nga e gjithë bota.
Në videomesazh, ministrja e shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella i kushtoi rëndësi marrëdhënieve njerëzore dhe aftësisë së tyre për tu përkujdesur për trasnformimin e standarteve të investimeve me ndërmjetësim të inteligjencës artificiale.



