Ujqërit masakrojnë kopenë me 80 krerë dele e dhi kopenë, fermeri në lot

spot_img
Advertisements

Një rast i pazakontë raportohet nga Karbunara e Vogël në Lushnje, ku një tufë prej 80 krerësh dele e dhi është masakruar gjatë natës nga ujqërit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, 21 shtator, kur ujku hyri në vathë duke sulmuar tufën.

Sipas blegtorit Namik Sinani, 40 krerë janë ngrënë e mbytur nga kafsha e egër, ndërsa pjesa tjetër është lënë e plagosur, një pjesë në rrugë dhe një pjesë brenda vathës.

Blegtori, i tronditur nga ngjarja, kërkon ndihmë nga shteti për kompensim të tufës, duke theksuar se vetëm një pjesë e bagëtive ishte e matrikulluar, ndërsa të tjerat ishin shtesa të fundit.

“S’kam asnjë të ardhur, vetëm me ato ushqeheshim. Vetëm kjo kërrabë (shkop) më ka ngelur dhe qeni që ta vras fare që nuk e ruajti fare tufën”, shprehet fermeri.

Banorët e zonës shprehen të frikësuar pasi ky nuk është rasti i parë.

spot_img

Latest articles

Related articles