Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangush Dako, është transferuar nga spitali rajonal në drejtim të qelive të burgut që ndodhet në periferinë e qytetit bregdetar. Ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie dhe, sipas përllogaritjes, i mbeten edhe disa ditë për ta shlyer këtë dënim. Ditën që gjykata shpalli vendimin, Dako përfundoi në spital me armi. Pas qëndrimit 3 ditë në spital, është dërguar në qeli, ku do të qëndrojë deri më tani 27 shtator, pra edhe gjashtë ditë të tjera.



