Edi Paloka zbulon: Në PD kemi inat njëri-tjetrin

spot_img
Advertisements

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka teksa nuk e mohoi se dhe brenda demokratëve ka inate, armiku i përbashkët sipas tij është Rama.

“Analiza brenda PD, mund të shkonte paralelisht, por mund të merreshin njerëzit me njëri-tjetrin. Ndaj u vendos që mos të bëheshin paralelisht të dyja. Ka inate dhe brenda përbrenda. Ka nga ata që thonë; shyqyr që erdhi rasti që t’ia plas këtij’. 30 vite të mira, të këqija, situata pozitive dhe negative, për mua. Se dhe unë kam pasur ulje ngritje. S’jam nga ana që them; partia e para dhe pastaj ne të vdesim. E vetmja gjë që më dëshpëron mua dhe shumicën e demokratëve është kjo; një situatë absurde që duhet t’i japim zgjidhje. Demokratëve, atyre që e duan PD dua tu them; nuk janë armiqtë demokratët, por armiku është Rama. Nga dëshpërimi duket se gjuajmë njëri-tjetrin, por me këtë i japim kënaqësi atij tjetrit. Situata të tilla krijojnë dhe kushte jo pozitive dhe brenda një force, 12 vite në opozitë. Shumica e demokratëve mezi sigurojnë bukën e gojës. Vjen Rama dhe ka fshirë gjithë demokratët. Janë me kokrra demokratët në administratë. Ndryshimet në PD duhet të vinë normalisht. Zgjedhjet u manipuluan, u vodhën.”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles