Kryetari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erion Bani, mori pjesë këtë të martë në konferencën e nivelit të lartë “Forcimi i Integritetit Gjyqësor”, ku u mblodhën drejtues të institucioneve kryesore të drejtësisë në vend, për të diskutuar mbi pavarësinë, transparencën dhe integritetin e sistemit gjyqësor.
Bani theksoi se përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit gjyqësor është një detyrim për t’iu përgjigjur pritshmërive të larta që publiku ka ndaj drejtësisë së re.
Ai shtoi se gjyqtarët dhe prokuorët duhet ta ruajnë dhe mbrojhnë pavarësinë e tyre, duke krijuar një kulturë pune transparence me publikun.
“Ta ruajmë dhe ta mbrojmë pavarësinë tonë çdo ditë. Për ne, transparenca nuk është detyrim ligjor, por kulturë pune. GJKKO bashkëpunon ngushtë me ILD dhe KLGJ, duke e parë jo si cenim të pavarësisë, por si pjesë integrale të ekuilibrit. Një sistem që korrigjon vetveten është një sistem që fiton besimin e publikut. Përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim për t’iu përgjigjur pritshmërive të larta që ka publiku ndaj drejtësisë”, tha Bani.
Ai shtoi se një drejtësi e pavarur dhe transparente është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim te qytetarët dhe për të siguruar që vendimet gjyqësore bazohen në ligj dhe integritet