Një dasmë e vitit 1995 në vendin tonë është bërë virale për shkak të ngjashmërisë së dhëndrit shqiptar me legjendën e futbollit botëror, Lionel Messi.
Dasma besohet se ka qenë në Fushë-Krujë.
Këngëtari i mjrënjohur, Aleksandër Gjoka ka ndarë pamjet nga dasma, me mesazhin.
“Ja edhe dasma e Lionel Mesit, e pastër e bukur, dhe e thjeshtë. Merrni shembull o njerëz të mirë. Këto janë dasma të vërteta” – shkruan këngëtari.

Ironia e tij vjen në një kohë kur disa ka pasur kritika ndaj disa dasmave, për kostot e tyre marramendëse.
https://www.instagram.com/reel/DOxMtGMiM2H/?igsh=MThreWdrNGQ0dDVqeA==