Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka dhënë mendime të vyera për demokracinë si askush tjetër.
“PD ka ofruar debat dhe mendime duke pasur zëra nga më të ndryshme, ndërsa te kampi përballë ka vetëm një zë dhe gjithçka është me regji. Nëse e ndjen nevojën për të ndërhyrë në nivel ndryshimesh e bënë këtë dhe kjo përcaktohet me votën e demokratëve. Berisha është i domosdoshëm dhe po përballet në një mënyrë të pakompromis që i paraqiten shoqërisë me korrupsionin dhe skandalet, me një forcë të jashtëzakonshme, si i tillë është një resurs i jashtëzakonshëm për PD. Për ndryshim dhe përsosje ka nevojë gjithmonë dhe kjo është nevojë si për PD dhe për partitë e tjera. PD është hapur pafundësisht sa herë është kërkuar, por duhen gjetur edhe çelësat e duhur për të përfaqësuar shoqërinë në nevojën e vetë për ndryshim”, tha Gjekmarkaj.