Analisti i PS, Çupi: Spiropali ka bërë komplot kundër Ramës, duke vjedhur poshtë këmbëve të tij!

spot_img
Advertisements

Analisti Frrok Çupi tha që SPAK-u duhet të hetojë Elisa Spiropalin, në lidhje me stafin e gjerë të këshilltarëve, për të cilët shpenzohen çdo muaj mbi 3.3 milionë lekë bruto nga taksat e qytetarëve. Duke folur për Mcn Live, Çupi tha se ka një komplot të Elisa Spiropalit ndaj Edi Ramës, duke “e konsideruar atë Skënderbe dhe duke vjedhur poshtë këmbëve të tij”.

“Jo s’është normalitet, është gropë, humnerë. Blerja e të tjerëve me paratë e publikut është krim. Duhet ndjekur penalisht. SPAK-u duhet të kishte shkuar në zyrën e saj, ta kishte tërhequr si të akuzuar. Po dëgjojmë thagma. Po dëgjojmë që unë gazetari paguhem në Ujësjellës! Ky është komplot i Spiropalit kundër Ramës, duke e konsideruar Skënderbe dhe duke vjedhur poshtë këmbëve të tij. Spiropali si politikane është e padëshirueshme te njerëzit rreth saj. Ua shpif edhe atyre. Njeri që krijon bezdi. Edhe e çojmë në burg Monika Kryemadhi, për arsye të ndërhyrjeve estetike, të njëjtën gjë bën Spiropali. S’ka politikane që bëjnë botokse. Njeriu shëmtohet me mishrat e huaja. Është neveritshme. Është e pashkolluar mjaftueshëm, pa stabilitet kulturor, është pop corn. Vet Rama e di këtë gjë edhe tha, po e marrim ministre të Jashtme për arsye s’e si pushon goja. Është jashtë fushe”.

Latest articles

Related articles