Rugova – Thaçi – Haradinaj | ANALIZA

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

James Rubin, duke dëshmuar nën betim, tha se premtimin për bombardimin e Serbisë amerikanët ia bënë personalisht Hashim Thaçit, ai e kishte në dorë personalisht, ia dhanë amerikanët si premtim personal, vetëm atij. Hashim Thaçi foli në telefon me Bill Clinton dhe i premtoi se nuk do të ketë hakmarrje kundër minoriteteve. Clintonit i pëlqeu shumë kjo gjë dhe e vlerësoi 28 vjeçarin Hashim Thaçi.

Siç e dimë, Ibrahim Rugova lider shumë i mençur. Ia transferoi Hashim Thaçit, kundërshtarit politik, legjitimitetin e tij presidencial duke e njohur si udhëheqës të delegacionit në Rambuje që Hashimi ta kishte legjitimitetin e dyfishuar edhe si interlekutor i komandantëve në terren edhe si i pranuar nga pala e Rugovës. Dhe u arrit shumë. Ibrahim Rugova me ketë veprim ka treguar se ka qenë burrë, jo njeri i vogël. Kjo e lartëson Rugovën e çon shumë lart. Ai del se nuk ishte politikan i vogël e i rëndomtë.

Rubin thotë se kur shkoi në Kosovë për të takuar shefin e CIA atje, mori vesh se CIA prej vitesh bashkëpunonte me Ramush Haradinajn. Kjo na kujton atë episodin me komandat Maliq Nrecaj të cilit Ramushi i thotë në radio tërhiqi ushtarët prej filan vendi. Ai nuk i tërheq, sepse thotë po e mbaj mirë luftimin. Pak momente më pas, NATO bombardon afër Maliq Nrecajt. E Maliqi i flet në radio Ramushit i thotë: “O thuju t’bombardojnë ma anej, jo knej afër meje”. Pra bombardimet në terren kordinoheshin me Ramush Haradinaj. Ramushi një akt e bëri në fund, shkoi në Washington te gjeneral James Mattis asokohe Sekretar i Mbrojtjes i Trump, dhe mori ligjin për Ushtrinë e Kosovës.

Shajini sa të doni për punësime, për blerje toke lirë, për kontrabandë e për gjithçka. As më intereson. Po të ishte Kosova shtet normal, këtyre, me akt qeveritar ua kishte dhuruar nga 5 milion euro pasuri secilit, si mirënjohje kombëtare sepse kanë dëshmuar lidership në momente vendimtare.

Latest articles

Related articles