Partia Demokratike ka shënuar një precedent absurd pa u bërë ende një javë nga nisja e legjislaturës së re dhe betejës parlamentare. Ndryshe nga çfarë deklaruan publikisht, se do të kundërshtonin në çdo formë komisionet e riformatuara parlamentare nga Edi Rama, ata kanë pranuar postet e reja.
Pas seancës ku socialistët zgjodhën drejtuesit e tyre në komisionet parlamentare, edhe Partia Demokratike ka vendosur të caktojë drejtuesit e katër komisioneve, drejtimi i të cilëve i takon opozitës. Konkretisht:
- Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Luçiano Boçi.
- Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën: Ina Zhupa – Dikur, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik;
- Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Jorida Tabaku – Dikur, kryetare e Komisionit të Integrimit;
- Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Bardh Spahia – Dikur, Nënkryetar i Komisionit të Punëve Sociale dhe Shëndetësisë.
Përveç Luçiano Boçit që merr për herë të parë detyrën për drejtimin e një komisioni parlamentar, tre emrat e tjerë të opozitës janë të njëjtët që kanë drejtuar komisionet edhe në kohën kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha.